Takime urgjente në Bruksel, me kërkesë të Serbisë (Video)

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian brenda dy javësh i ka thirrur në dy takime urgjente Prishtinën dhe Beogradin. Kjo pasi Kosova po insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Javën e kaluar është mbajtur takim për njohjen e certifikatave të ADR-së, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për materiale të rrezikshme – naftë dhe gaz.

Takimi është paralajmëruar edhe për një kushtëzim tjetër që Kosova i ka vënë Serbisë, ngase duke filluar nga e hëna, me 18 prill, nuk do të lejohen hyrje/daljet në Kosovë të atyre personave që posedojnë lejet ilegale të njoftimit të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Vet kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se për këtë çështje do të diskutohen në Bruksel. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...