Në Pragë të Çekisë, një polic që po voziste në gjendje të dehur, e ka përplasur xhipin e tij me 51 vetura, që ishin të parkuara në një rrugicë.
Karel Kadlec është suspenduar nga puna, për shkak se ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar afro 100 mijë euro dëme materiale, transmeton Telegrafi.
Polici 46-vjeçar i cili e ka pranuar fajin, ka thënë se ka qenë edhe i sëmurë në të njëjtën kohë.
“Më vjen keq që i dëmtova veturat, por nuk e bëra me qëllim. Kam qenë duke kaluar në një fazë me shumë probleme shëndetësore”, ka deklaruar Kadlec, i cili nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim në njerëz.
Gjatë vitit të kaluar, ai është përfshirë në një incident të njëjtë, të përmasave më të vogla. /Telegrafi/





