Mbi 41 të vdekur nga tërmeti në Japoni

PUBLIKUAR

Tërmete të fuqishme tronditën Japoninë gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 41 vetëve dhe plagosjen 2 mijë personave të tjera, transmeton Zëri i Amerikës.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shprehur shqetësim se shirat e rrëmbyer me erëra të forta po pengojnë përpjekjet e shpëtimit në ishullin Kyushu, ku janë shënuar dëmet më të rënda.

Agjencia Meteorologjike Japoneze thotë se tërmeti kryesor kishte fuqi 7 ballë, pasuar nga një pasgoditje me fuqi 5.4 ballë. Zona vazhdon të tronditet nga pasgoditjet.

Një numër ndërtesash u shembën sot, përfshirë një konvikt studentësh, ku gjetën vdekjen dy të rinj. Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për rrjetin CNN se të paktën 23 vetë janë bllokuar në ndërtesë. Po sipas tij, 1500 vetë janë lëndurar, 80 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas njoftimeve më të fundit, numri i të plagosurve arriti në 2 mijë veta.

Dridhjet sizmike shkaktuan rrëshqitje dheu në ishullin Kyushu, duke rrëzuar shtëpi dhe bllokuar autostradën. Po ashtu një urë e rëndësishme në zonë është shembur, duke penguar trafikun me personelin e ndihmave drejt një fshati të goditur nga tërmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...