Lajm i madh: Miliarderi dhuron 250 milionë dollarë për luftën kundër kancerit

PUBLIKUAR

Shkenca mjekësore është në kërkim të vazhdueshëm të njohjes së kancerit dhe shkatërrimit përfundimtar të tij. Në këtë drejtim ka pasur përparime në dekadën e fundit. Njerëzimi është në gjendje të nanonizojë “kuajt e Trojës” për të dëmtuar qelizat e leukemisë. Po ashtu, disa lloje të qelizave kancerogjene shtyten të mbytin njëra-tjetrën. Ndërsa, mund të përdoren çantat e algave për kimioterapi të tumoreve.

Megjithatë, e gjithë kjo kërkon fonde të vazhdueshme, përkushtim të vazhdueshëm shkencor dhe pajisje të duhura. Sean Parker – i njohur nga shumica si themeluesi i Napster-ot dhe një bashkëthemeluesi i Facebook-ut – e di këtë: Sipas Washington Postit, me 250 milionë dollarë ai synon të tërheq qindra shkencëtarë, shumë prej të cilëve shpesh janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, që të bashkojnë forcat dhe të përqendrojnë përpjekjet e tyre në vrasjen e kancerit, transmeton Telegrafi.

Kanceri vret miliona njerëz çdo, ndaj shkencëtarët janë duke përdorur çdo metodë të mundshme për të reduktuar këta numra.

300 shkencëtarë punojnë në 40 laboratorë në gjashtë institucione prestigjioze. Grumbullimin e tyre Parker e sheh si mënyrë e shmangies së burokracisë. Ndonëse shkencëtarët do të jenë në institucionet e tyre, ata do të kenë qasje në të dhëna, pajisje dhe fonde që ofrohen nga Instituti Parker i Imunoterapisë së Kancerit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...