E kryer, Dembele te gjiganti evropian

PUBLIKUAR

Talenti i madh francez, Ousmane Dembele, si duket ka vendosur për të ardhmen e tij.

Skuadra e tij Rennes është duke pranuar shumë oferta në adresë të saj për yllin e ri të Francës.

Barcelona ka disa muaj që e ndjek 18-vjeçarin që po befason me formën e tij dhe është gati të mbyllë transferimin e tij në La Liga.

Roberto Fernandez, sekretari teknik i katalunasve ka nisur bisedimet me klubin francez dhe në ditët në vijim pritet që transferimi i sulmuesit francez të mbyllet me një fund pozitiv

Barça i ofron Rennesit 30 milionë euro për kartonin e talentit i cili duket i entuziazmuar për të nisur një aventurë të re tek kampionët e Spanjës.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Bayern Munich, Chelsea e Paris Saint Germain.

Kujtojmë që sulmuesi i talentuar këtë edicion ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...