S’ka ftesë nga BE për takim për reciprocitetin (Video)

PUBLIKUAR

Për këtë javë ishte paralajmëruar se do të zhvillohet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së bllokadës ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia për në Kosovë. Por, pala kosovare ende nuk ka marrë ftesë për këtë takim. Këtë e konfirmuar për Tribuna Channel, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres për Dialog, Edita Tahiri.

“Bashkimi Evropian ende nuk ka dërguar ftesë për takimin e radhës për çështjen e njohjes reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR. Aktualisht, jemi në pritje”, ka sqaruar Raci.

Me ftesë të BE-së, javën e kaluar në Vjenë janë zhvilluar bisedime, por pa rezultate për këtë çështje. Vet kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se bisedimet ishin të vështira.

Por, sipas këshilltarit Raci, masa e reciprocitetit ndaj Serbisë vazhdon të jetë në fuqi nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve qeveritarë që kanë përkrahur këtë proces, reciprociteti megjithatë po i shkakton humbje buxhetit të shtetit. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, më 29 mars kishte thënë se që nga data kur është vendosur reciprocitetit me Serbinë buxheti i Kosovës ka rreth 500 mijë euro më pak.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...