Kremlini publikon pagën dhe pasurinë e presidentit rus: Ja sa është paga vjetore e Vladimir Putin

PUBLIKUAR

Vladimir Putin fiton 118.531 euro pagë vjetore (më pak se 9 milionë rubla) , thuhet në një hartë të pronës së presidentit rus.

Kremlini ka publikuar kartat pronësore të kryetarit të vendit dhe të anëtarëve të kabinetit të tij, në të cilat zbulohet se paga vjetore e presidentit rus është rritur për 16.000 euro në krahasim me vitin 2014, transmeton Telegrafi.

Përveç pagës vjetore, presidenti rus ka një apartament prej 77 metra katrorë, garazh prej 18 metra katrorë dhe një parcelë prej 1.500 metra katrorë.

Në kartën e deklarimit të pasurisë, thuhet se Putin shfrytëzon një apartament prej 153 metra katrorë dhe garazhin prej 18 metra katrorë, të cilat nuk janë në pronësi të tij.

Sa i përket veturës, presidenti i Rusisë është pronar i tre veturave: dy “Vollga” GAZ M21 (oldtimer) dhe një “Lada Niva”.

Përveç kësaj, ai zotëron edhe një rimorkio të markës “skif”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...