Mustafa: Opozita e pengoi punën e Qeverisë

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar opozitën se e ka penguar Qeverinë për t’i kryer punët e saj.

Këto akuza, Mustafa ia drejtoi partive opozitare gjatë prezantimit të raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2015 para kabinetit qeveritar.

Ai me këtë rast tha se kanë realizuar nga 85 deri në 95 për qind të planit qeveritar.

Shefi i Qeverisë ka thënë se veriu i Kosovës është integruar dhe do t`i realizojnë të gjitha premtimet e dhëna.

Poashtu, gjatë prezantimit të këtij raporti, Mustafa ka theksuar se shëndetësia ka shënuar përparime ndërsa, ka vlerësuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si një sukses të madh, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...