Mbi 30 për qind e gazetarëve të Kosovë pa kontrata të punës

PUBLIKUAR

Mbi 30 për qind e gazetarëve të regjistruar si anëtarë në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga gjithsej 400, janë deklaruar se nuk kanë kontratë të punës. Këtë e tha në një konferencë për media, në Prishtinë, të enjten, kryetari I këtij asociacioni, Zekirja Shabani.

Sipas Shabanit, përqindja e gazetarëve që punojnë pa kontrata valide të punës besohet të jetë edhe më e lartë , por shpeshherë duke ditur kushtet në të cilat punojnë, edhe deklarimi i tyre është me ndrojtje.

Ndër të tjera Shabani theksoi se AGK-ja në vazhdimësi ka ngritur si shqetësim mungesën e kontratave të punës dhe zbatimin e ligjit të punës në përgjithësi në media.

Prandaj, shtoi ai, që kjo të mos mbetet  vetëm shqetësim për gazetarët, AGK-ja së bashku me Inspektoratin e Punës po fillojnë një aksion që në bazë të ligjit të inspektohen të gjitha mediat e vendit.

Pra, shtoi ai, një inspektim konstaton gjendjen e respektimit të të drejtave të punëtorëve në media.

Gjendjen e vështirë të gazetarëve e ka paraqitur edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi. Ky I fundit kërkoi nga gazetarët dhe në përgjithësi nga punëtorët e medias, që të bashkëpunojnë me Inspektoratin e Punës dhe me AGK-në, në mënyrë që sa më lehtë të identifikohen shkeljet e të drejtave të punëtorëve dhe të zgjidhen këto probleme.

“Këto janë të drejta që garantohen me ligje, të cilat nëse cenohen nga punëdhënësit, ju duhet t’i pasqyroni, t’i konstatojmë dhe t’i obligojmë punëdhënësit që t’i zbatojnë ato”, tha Ibrahimi, sipas të cilit nuk do të ketë tolerancë për asnjë medium.

 

Për LipjaniNews, Donis Zhugolli

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...