Serwer, Veselit: Punoni për ta përmirësuar jetën e qytetarëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...