Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

PUBLIKUAR

Dogana Kosovës ka njoftuar se dje njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë arritur të kapin 1 kg substance narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për tu futur në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore, dje në orët e pasdites në Vërmicë në vijën e parë të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është selektuar për kontroll vetura e tipit Ford Mondeo me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ekipi i specializuar i Doganës në vijën e dytë së bashku me zyrtaret e policisë në bagazh, saktësisht në anën e majtë të bagazhit mbi anësoret e gomave janë gjetur dy qese me substance narkotike të llojit marihuanë .

– Sasia e lëndës narkotike ishte 922.7 gram -2 qese (paketime).

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë derisa substanca narkotike si dhe rasti janë proceduar në Polici për hetime të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...