Presidenti i Naurusë uron Presidentin Thaçi

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë urimin e radhës nga presidenti i Republikës së Naurusë, Baron Divavesi Waqa, i cili shprehu besimin se gjatë mandatit të tij si president marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve përkatëse do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Naurusë, dëshirojmë të ju shprehim urimet tona të ngrohta dhe dëshirat më të mira për Shkëlqesinë tuaj, për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës. Përfitoj nga ky rast që të shpreh besimin tim se gjatë kohës tuaj në detyrë, marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve tanë dhe, njëherësh, ju përcjell urimet e përzemërta të popullit mik të Republikës së Naurusë për mirëqenien tuaj dhe për begatinë dhe përparimin e vazhdueshëm të vendit tuaj”, thuhet në urimin e presidentit të Naurusë.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...