Donika Kadaj-Bujupi: Gabova që i hyra politikës

PUBLIKUAR

Deputetja tashmë e pavarur Donika Kadaj-Bujupi, ka rrëfyer qëndrimin në burg kur u arrestua për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Naten” me aktorin Fatmir Spahiu.

“Ditën që më arrestuan, fëmijët kërkuan që mëngjesin ta bëj më herët sesa zakonisht. Kur erdhën Policia nuk ishte momenti më i keq për mua. Momenti më i keq ishte kur më dërguan në burg dhe më than se të gjitha gjërat duhet t’i bëja vet për qelin time. Thasët, jorganin, të gjitha i qova vet në qeli”, ka treguar Kadaj-Bujupi, transmeton lajmi.net

Ajo e ka vlerësuar lart sjelljen e zyrtarëve të burgut, dhe ka shtuar se është ndjerë mirë që është trajtuar barabartë me të burgosurat e tjera.

Ajo ka thënë se nuk ka krijuar miqësi me ndonjë grua në burg, pasi në qeli ka qenë e vetme, ndërkaq ka folur edhe për studimet.

“Kam studiua për gazetari, kam bërë master dhe në fund kam kaluar në anën e gabuar. Në vend se të rri në gazetari dhe të luftojë të keqen kam kaluar në politikë”

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...