Më pak seanca, më shumë miliona për deputetët

PUBLIKUAR

Mbi 6.5 milionë euro ka shpenzuar gjatë vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës për paga, mëditje, dreka zyrtare dhe karburante. Pavarësisht se gjatë vitit 2015 janë mbajtur më pak seanca plenare, për shkak të bllokimit të opozitës, shpenzimet e legjislativit janë rritur në raport me vitet paraprake.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 ka shpenzuar mbi 6.5 milionë euro për paga dhe mëditje, udhëtime, dreka e darka dhe për karburante. Kjo shumë është më e lartë krahasuar me vitet paraprake, pavarësisht faktit se në sesionin vjeshtor Kuvendi ka mbajtur më pak seanca plenare për shkak të bllokimit nga subjektet opozitare, shkruan “Zëri”.

Pagat janë paguar për 329 të punësuar, si dhe për 48 deputetë të legjislaturës së katërt, të cilët kanë realizuar pagat kalimtare (pagë njëvjeçare për ish-deputetët) deri më 7 maj 2015. Analistët politikë në vend thonë se shpenzimet e Kuvendit në vitin e kaluar janë në mospërputhje me punën që është bërë, pasi ata kujtojnë faktin se vetëm 34 për qind e agjendës legjislative është plotësuar, përkatësisht nga 137 ligje sa ishin paraparë të miratoheshin, janë miratuar vetëm 47 prej tyre. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...