Thaçi: Po punojmë që Kosova të jetë në NATO

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Në  njoftimin e Presidencës thuhet se, në takim me komandantin Miglietta, presidenti Thaçi u shpreh se “KFOR-i është ndër institucionet më të respektuara në Kosovë” dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie e feje.

Presidenti Thaçi shprehu bindjen se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ashtu që “KFOR-i të ketë gjithnjë e më pak punë”, por gjithmonë si të vetëdijshme se prezenca e NATO-s është garanci për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.

“Do të vazhdojmë të punojmë që jo vetëm NATO-ja të jetë në Kosovë, por edhe Kosova të jetë në NATO”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re në krye të shtetit.

Ai tha se KFOR-i ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës, me qeverinë dhe me ministrinë e FSK-së.

Presidenti Thaçi u shpreh se ambiciet e Kosovës për FSK-në janë të njohura dhe se do të vazhdojë angazhimi që ajo të jetë një forcë e standardeve të NATO-s, multietnike dhe me përfaqësim të duhur gjinor./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...