Tahiri: Nuk do të ketë rinegocim me Serbinë sa i përket Asociacionit

PUBLIKUAR

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka theksuar se nuk do të ketë rinegocim me Serbinë sa i përket marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këto komente Tahiri i bëri në një intervistë në emisionin “Info3” në RTK.

“Serbia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së Asociacionit. Nuk ka rinegocim, por vetëm zbatim të kësaj marrëveshjeje dhe se kur do të fillojë kjo do t’ju tregoj me kohë”, tha Tahiri, transmeton Telegrafi.

Ajo më pas ka folur edhe për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ende nuk kanë marrë njoftim se në cilën datë do të rifillojë vazhdimi i dialogut.

Tahiri ka shtuar se normalizimi i raporteve me Serbinë do të ndodhë para se të dyja shtetet do të bëhen anëtare të BE-së.

Ministrja ka folur edhe për mos prezencën e Vojisllav Sheshlit sot në Mitrovicën Veriore ku ka theksuar se me këtë gjë e treguan shtetin.

“I treguam Sheshelit dhe tipave Milloshevian se më në Kosovë nuk mund të hyjnë më”, tha Tahiri./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...