Scholes: United duhej të bënte më shumë për Kroos

PUBLIKUAR

image_slshow_einzel_0_1

Legjenda e Manchester Unitedt, Paul Scholes, është i zhgënjyer pse klubi nuk u angazhua sa duhej për transferimin e Toni Kroos.

Mesfushori i Bayern Munichut ka qenë shënjestër e Djajve të Kuq, mirëpo destinacioni i tij duket se do të jetë Real Madridi.

“Më pëlqen ta shoh Toni Kroosin. Mendoj se ai është brilant”.

“Më pëlqen mënyra se si e kontrollon topin dhe e kontrollon lojën. Ai mund të dërgojë një pasim të bukur dhe ka një vizion të shkëlqyer”.

“Kroos po ashtu ka aftësi për të shënuar gola, nga jashtë zone me të dyja këmbët”.

“Do të doja që Unitedi ta kishte transferuar. Është gjë e mirë që United po sjell lojtarë të rinj, por ende nuk e ka transferuar dikë me cilësitë e Kroos”, ka shkruar Scholes në blogun e tij./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...