Pamje të reja të Salah Abdeslam nga burgu belg (Foto)

PUBLIKUAR

Mjekër e gjatë dhe e çrregullt, sikurse mustaqet. Flokë të pakrehura dhe në pamje i raskapitur.

Shfaqet kështu Salah Abdeslam, terroristi i Parisit i arrestuar në javët e fundit në Bruksel, në një foto të realizuar në burgun e Bryzhit, në Belgjikë, të publikuar nga e përditshmja lokale “Het Nieuwsblad”.

Salah shfaqet kështu i lodhur dhe i sprovuar nga burgimi, shumë ndryshe nga fotot e shpërndara më herët kur ishte ende në kërkim dhe me një pamje të rregullt, i rruar, flokë të krehura dhe të mbajtura në rregull me xhel, përcjell Top Channel.

Në foton e fundit ai mban veshur një pulovër të errët, e ka fytyrën të lodhur dhe sytë të rënduar.

E fundit është edhe mjekra, që me siguri e kishte lënë të rritej për t’u kamufluar sa më mirë gjatë periudhës së arratisë.

Siç raporton e përditshmja belge, që ka mbledhur dëshmi nga burgu, Abdeslam po sillet si një i dënuar model, pa përbërë as shqetësimin më të vogël. Gjithsesi, ai i nënshtrohet një regjimi burgu të rreptë, me gardianët që e kontrollojnë në qeli të paktën 8 herë në ditë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...