Jahjaga pret Sejdiun t’ia lirojë zyrën

PUBLIKUAR

Ish-presidentja Atifete Jahjaga pritet të vendoset me stafin e saj në zyrë, sapo t’i lirohet nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende nuk ka filluar të gëzojë benefitet që i takojnë me Ligjin për Presidentin, pas përfundimit të mandatit të saj.

Këshilltarët që punuan me të nuk preferojnë të flasin nëse ish-presidentja Jahjaga do të vazhdojë në ndonjë detyrë të re, apo ajo do të shfrytëzojë zyrën dhe stafin e saj, siç është e përcaktuar me Ligjin për Presidentin, pas përfundimit të mandatit. Por, “Zëri” merr vesh se Jahjaga do të shfrytëzojë “status quon” shtatëmuajshe, për t’u marrë me çështje që i ka shtyrë sa ka qenë presidente.

Këshilltarët e Jahjagës

Ramush Tahiri, ish-këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga, ka thënë se ai nuk do të vazhdojë të punojë më në Presidencë. “Ne jemi staf politik. Secili kemi rrugëtimin tonë”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.

Ai ka sqaruar se tashmë është në pushim njëmuajsh që thotë se i takon dhe pas këtij pushimi do të vendosë për përcaktimin e tij.

Megjithatë, Tahiri ka thënë se më askush nuk mund të flasë në emër të ish-Presidentes.  “Me ligj presidentja shtatë muaj do të përcaktohet nëse do të vazhdojë në ndonjë detyrë, apo do të shfrytëzojë zyrën e saj siç parashihet me ligj”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, këto çështje i rregullon shërbimi i presidentes.

Arbër Vllahiu, ish-këshilltari tjetër i Jahjagës, nuk ka preferuar të flasë për “fatin e tij”, por edhe të ish-shefes së shtetit të Kosovës.

“Unë s’kam lidhje më. E kam kry punën me datën 7 prill”, ka thënë shkurt Vllahiu, duke mos pëlqyer që t’i parashtrohen pyetje të tjera.

“I drejtohesh departamentit për Informim”, ka thënë Vllahiu, duke mos preferuar më shumë pyetje.

Por, i pyetur pas kësaj përgjigjeje nëse ka pasur ndonjë ofertë për të punuar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ai ka reaguar.

“Ti a po don me më dëgju mu, apo po don pyetje. S’po kuptoj. I ke shtatë pyetje brenda një minute”, ankohet Vllahiu.  /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...