PDK e LDK mohojnë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës (Video)

PUBLIKUAR

Zvarritja e plotësimit të vendeve vakante në Qeverinë Mustafa dhe riformatizimin e Qeverisë së përmendur nga kryeministri i saj nuk është e ndërlidhur në zgjerim të koalicionit.Kështu thonë zyrtarë të lartë të partive në pushtet.

Në LDK thonë se plotësimi i këtyre vendeve ka mbetur peng i konventës së PDK-së.

Ndërsa në PDK premtojnë se një gjë e tillë do të bëhet para konventës së 7 majit.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë se koalicioni aktual PDK-LDK do të vazhdojë pa pësuar asnjë ndryshim dhe se zgjerimi i këtij koalicioni ose futja në Qeveri e AAK-së nuk është diskutuar asnjëherë në organet e partisë.

Edhe sekretari i PDK-së, Basri Musmurati mohon mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...