Pacolli uron Erdoganin

PUBLIKUAR

pacolli-uron-erdoganin_hd

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka uruar Recep Tayyip Erdoganin për zgjedhjen e tij President i Turqisë, duke e uruar atë dhe popullin turk.

Në urimin e tij, të postuar në Facebook, Pacolli thotë se “që nga viti 2003, kur zoti Erdogan erdhi në krye të politikës turke, Turqia ka katërfishuar GDP-në e vet dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm global”.

“Ne kosovarët i jemi mirënjohës Turqisë për ndihmën e pakursyer dhënë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, në veçanti pjesëmarrjen e saj në operacionet për çlirimin e Kosovës, njohjen e pavarësisë ndër shtetet e parë, dhe mbështetjen e vazhdueshme për konsolidimin ekonomik dhe ndërkombëtar të shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli në urimin e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...