Putin akuzohet se ka formuar ushtri të fshehtë në Evropë (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti rus Vladimir Putin, kontrollon një rrjet të luftëtarëve elitarë në perëndim përmes shkollave të trajnimit që kalojnë zyrtarët e inteligjencës ruse, raporton Daily Star.

Ushtria sekrete e Putinit 1

Ushtria sekrete e Putinit doli nga hija, kur Boris Reitschuster autor i librit “Lufta e fshehtë e Putinit”, duke iu referuar studimit të shërbimeve të inteligjencës së Evropës Perëndimore, njoftoi se kreu i Kremlinit përmes shkolla trajnuese për luftëra, kontrollon njësi elitare në Gjermani dhe vende tjera të Evropës Perëndimore, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në shumicën e këtyre shkolla ushtrojnë atletë të zakonshëm, nga prapavija komandojnë agjentë të jashtëm rusë të inteligjencës ushtarake dhe njësi tjera ruse (VDV).

Ushtria sekrete e Putinit 2

Këto shkolla drejtohen nga ish-agjentë dhe pjesëtarë të njësive speciale ruse. Në këtë mënyrë, ata shërbejnë si mbulesë e përkryer për aktivitete të fshehta.

Këto njësi ushtarake në vendin e armikut paraqesin shtyllën kryesore të luftës së fshehur të Putinit kundër Perëndimit, thotë autori i biografisë së Putinit.

Ushtria sekrete e Putinit 3

Njësitë për të cilat Reitschuster flet, sipas medieve britanike, trajnohen për luftëra fizike, me armë, me thika por edhe me duar të thata, në të cilët nuk ka rregulla strikte.

Gjithashtu, mediat raportojnë se gjatë trajnimit theks të veçantë vihet mbi improvizimin dhe intuitën e luftëtarëve me qëllim që të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo sfide në situata të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...