​AAK mblidhet për të diskutuar për protestën e 14 majit

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues të partisë, ku u diskutua për mobilizimin e protestës së 14 majit, protestë kjo e paralajmëruar nga AAK.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, duke bërë të ditur për mbajtjen e këtij takimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se AAK po punon për të mirën e vendit.

“Sot në takimin e Këshillit Drejtues të AAK-së u diskutua për mobilizimin e protestës së radhës që do të mbahet me 14 Maj në Prishtinë. AAK-ja po punon për të mirën e vendit.!”, ka shkruar Lekaj, i cili në postim i ka bashkangjitur edhe disa fotografi.

Pas protestës së anuluar nga opozita e bashkuar, Aleanca e Ramush Haradinajt, e vetme, më 8 prill ka marrë vendim që të protestojnë me 14 maj, duke paralajmëruar protestë paqësore./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...