Në përvjetorin e 17 të vdekjes së heroit të kombit Agim Ramadani, Telegrafi ka siguruar një video në të cilën shihet komandanti dhe strategu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një pjesë e xhirimit, e cila zgjatë 1 minutë e 6 sekonda, është e bërë më 9 prill – ditën kur është thyer kufiri shqiptaro – shqiptar, derisa pjesa tjetër është bërë më 10 prill.
Komandanti i brigadës 138, Agim Ramadani – Katana, e ka drejtuar me mjeshtri dhe zell të jashtëzakonshëm betejën e Kosharës, e cila ka qenë njëra nga betejat më të fuqishme të cilën e ka zhvilluar UÇK-ja.
Agim Ramadani është më vrarë më 11 prill, vetëm dy ditë pasi që është thyer kufiri shqiptaro – shqiptar. /Telegrafi/


