Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot Bjeshkët e Sharrit, njofton Klan Kosova.
Për këtë ditë në këto bjeshkë Thaçi ka thënë se ishte dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare.
Ai ka thënë se në këtë ditë ka ndjerë katër stinët, para se të fillojë aktivisht 100 ditëshin e tij si president.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Para se të filloj me 100-ditëshin aktiv si President, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë! HTH.”



