Nuk ndalet rrugëtimi i Juves drejt titullit (Video)

PUBLIKUAR

Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të, kur pas një harkimi të mirë nga Balotelli, Alex goditi me kokë, ndërsa Buffon nuk arriti ta ndalte.

Nga ky moment, Bianconerët e shtuan presion dhe arritën ta barazonin rezultatin. Pas kombinimeve me Moratan, Mario Mandzukic e dërgoi topin në rrjet (27’).

mandzo

Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Rossonerët. Mirëpo, përkundër tentativave, u mungoi efektiviteti dhe pasoi ndëshkimi.

Paul Pogba fillimisht e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas shënoi golin e përmbysjes. Marchisio harkoi nga këndi, francezi e ndali topin me gjoks dhe e dërgoi në rrjet (65’).

pog1

Me këtë fitore, Juventusi është nëntë pikë larg Napolit që këtë javë luan kundër Hellas Veronas. Milani është i gjashti në tabelë, me 49 pikë të grumbulluara pas 32 javësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...