Politizimi i Presidencës konsiderohet hap prapa

PUBLIKUAR

Me gjithë faktin, që me letra dhe veprime procedurale, pas marrjes së detyrës së presidentit, ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, është tërhequr nga partia, përfaqësues të subjekteve opozitare dhe analistë nuk presin që ky ndikim negativ do të dobësohet pas kalimit të Thaçit në Presidencë, ngase ai ka edhe aty mjaft kompetenca të mëdha, me ushtrimin e të cilave përsëri do ta ketë mundësinë e ndikimit në qeverisjen e vendit.

Adem Salihaj, nga LDK-ja, është i bindur që Hashim Thaçi nuk do të kufizohet vetëm në kompetencat që ka si president, ai nuk do të heqë dorë nga të gjitha keqpërdorimet dhe abuzimet që ka bërë si kryeministër dhe zëvendëskryeministër.

“Roli i presidentit nuk është shumë i vogël, varet shumë se sa di dhe sa e si mund t’i ushtrojë kompetencat e tij personi që është në atë post. Mund të ndodhë që një person nuk arrin t’i ushtrojë kompetencat themelore të presidentit, kurse një tjetër, siç është Thaçi, t’i tejkalojë ato shumëfish. Unë jam i bindur se Thaçi do ta bëjë këtë. Të gjitha këto do t’i shohim shpejt”, u shpreh Salihaj.

Rolin e presidentit e shohin si të rëndësishëm analistët.

“Edhe pse Kosova është shtet me rregullim parlamentar, ku presidenti nuk ka edhe aq shumë kompetenca, megjithatë ai i ka ato më me rëndësi: emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dekretimin e institucioneve të ndryshme të pavarura. Prandaj, nëse dëshiron ta ushtrojë ndikimin për të mirë, ka gjithë autoritetin dhe legjitimitetin kushtetues….”, tha analisti Ilir Fetahu për “Kosova Sot”

SHIKO MË SHUMË

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...