Muhaxheri gjithmonë ka menduar që kufiri është në Çakorr (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel, se çështja e Demarkacionit ka filluar qysh para tri vjetëve. Tek pas kësaj periudhe, sipas tij, kjo çështje ka arritur në Qeverinë Mustafa. Personalisht, thotë se gjithmonë ka menduar që kufiri me Malin e Zi është në Çakorr.

Ai ka thënë se është e vështirë që të pranohet një gjë që gjithmonë ke menduar që është e jotja dhe në fund të del e kundërta.

Ai ka folur edhe për qendrën e skijimit në Komunën e Pejës, duke thënë se ideja për ndërtimin e teleferikut ka ekzistuar që prej vitit 1978 dhe se procedurat për këtë çështje do të përfundojnë në muajin maj të këtij viti. Madje, ka shtuar se Rugova do të behët qendra më e madhe turistike në Ballkan.

Muhaxheri ka deklaruar se deri ne fund të mandatit do te realizoj 95 për qind të premtimeve gjatë fushatës elektorale.

SHIKO MË SHUMË

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...