Arrestohet Mohamed Abrini, i shumëkërkuari për sulmet në Paris

PUBLIKUAR

Mediat belge raportojnë së është arrestuar Mohamed Abrini, personi që u fotografua në shoqërinë e Salah Abdeslam, 2 ditë përpara sulmit terrorist në Paris.

Ai u arrestua të premten në komunën Anderleht, në kryeqytetin belg. 31-vjeçari belg me origjinë marokene ishte kthyer në personin më të kërkuar në Europë, që pas arrestimit të Abdeslam më 18 mars.

Ai dyshohet se ishte një nga autorët kyç të masakrës së Parisit, madje sipas mediave belge, ka gjasa që ai të jetë terroristi i tretë në atentatin e aeroportit të Brukselit, i njohur ndryshe si “burri me kapele”.

Bashkë me terroristin e shumëkërkuar është arrestuar edhe një tjetër person, i dyshuar se kishte lidhje me një nga vëllezërit kamikazë, El Bakraui. Autoritetet belge nuk e kanë konfirmuar ende lajmin e arrestimit të Abrini.

Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria federale belge ka konfirmuar arrestimin e disa personave të lidhur me atentatin e 22 Marsit që shkaktoi 32 viktima dhe mbi 270 të plagosur, por nuk dha emrat e tyre. TvKlan

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...