Ajnishahe Halimi, ish-udhëheqëse e Lëvizjes Vetëvendosje për Skënderaj, tashmë pjesë e Fraksion+, ka thënë se shoqëria kosovare duhet të jetë falënderuese ndaj rolit të ish-presidentes Atifete Jahjaga.
“Përgjithësisht shoqëria kosovare duhet të jetë falënderuese me Atifete Jahjagën sepse nuk është lehtë të jesh presidente femër në Kosovë”.
Sipas saj, ajo që e ka karakterizuar më së shumti mandatin e Jahjagës si Presidente është fakti se ajo nuk është përfolur për ndonjë aferë korruptive.
Ajo ka folur edhe rreth presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Hashim Thaçi tashmë është i njohur për opinionin. Shpresojmë që do të jetë një president që do ta respektojë kushtetutën”, ka thënë Halimi. /Telegrafi/


