Chelsea ofertë të lartë për dy yjet e Romës

PUBLIKUAR

Antonio Conte sipas të gjitha gjasave do të jetë trajner i ri i Chelseat.

Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të italianit, mediat angleze dhe ato italiane kanë filluar të shkruajnë për lojtarët që dëshiron Conte.

Së fundmi ‘transfermarketweb’, ka raportuar se Chelsea dëshiron transferimin e dy yjeve të Romës, Radja Nainggolan dhe Kostas Manolas.

Kampionët aktual të Anglisë kanë bërë gati edhe një ofertë për dy lojtarët që janë ndër më të mirët te Roma.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 43 milionë euro për transferimin e belgut Nainggolan, ndërsa 27 të tjera për mbrojtësin grek Kostas Manolas.

Edhe pse oferta është e lartë, vështirë se Roma do të heqë dorë nga dy yjet e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...