Alo, Suedia këtu: Thirrni në këtë numër, e bisedoni për çfarë të doni! (Video)

PUBLIKUAR

Si funksionon kjo gjë? Nëse gjendeni diku jashtë Suedisë, ju mund të thirrni këtë numër të telefonit +46 771 793 336.

Menjëherë do t’iu lajmërohet ndonjë nga operatorët nga Suedia, që do t’iu përgjigjet pyetjeve lidhur me atë vend, transmeton Telegrafi.

Këtë linjë telefonike e ka krijuar Organizata Turistike e Suedisë, me qëllim të promovimit dhe prezantimit të këtij vendi skandinav tek të huajt që dinë pak për Suedinë

Operatorët janë njerëz të cilët nuk janë zyrtarë të turizmit, por janë “suedezë të rëndomtë”.

“Dëshirojmë të tregojmë dhe prezantojmë Suedinë unike dhe origjinale, një vend që ia vlen të vizitohet, me turizëm të qëndrueshëm dhe të një trashëgimi të pasur kulturore”, ka deklaruar drejtori i Organizatës Turistike të Suedisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...