As dronët nuk do të mund të fluturojnë nesër mbi shesh (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe nëse opozita ka planifikuar të ndërmarrë ndonjë aksion simbolik kundër inaugurimit të Hashim Thaçit president, mundësitë që nesër ta bëjnë këtë i kanë shumë të vogla.

Për shkak të ardhjes së mbi 50 delegacioneve zyrtare, nesër sheshet e Prishtinës do të jenë tërësisht të bllokuara, kurse gjithçka për sa i përket sigurisë është në dorën e Policisë së Kosovës.
f1
Prej pamundësisë për të depërtuar brenda hapësirës, këto ditë kanë qarkulluar disa thashetheme se Lëvizja Vetëvendosje po planifikon të ndërmarrë aksion simbolik me dron, por Policia e Kosovës ka menduar edhe për këtë.

Telegrafi mëson se në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, tashmë shihet se është vendosur edhe vetura me interferues valor përmes së cilës pamundësohet edhe lëvizja e dronëve në hapësirë në një perimetër të caktuar.

f2

Për shkaqe sigurie, përmes kësaj veture mund të bllokohet gjithçka që ndërlidhet me elektromagnetikë dhe me frekuenca valore. /Telegrafi/
f3

SHIKO MË SHUMË

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...