Ministri pa portofol nuk ndalet, telefonon policët që i shqiptuan gjobë (Video)

PUBLIKUAR

Ministri pa portofol i Qeverisë së Kosovës, Rasim Demiri, nuk është mjaftuar me suspendimin që kishte arritur t’ua bënte me intervenimin e tij dy policëve të Rajonit të Prizrenit, Enver Sejfullahut dhe Nazmi Jahiri.

Vetëm pak ditë pasi “Zëri” kishte raportuar sesi ministri pa portofol, Rasim Demiri, kishte shfrytëzuar autoritetin për t’i suspenduar policët që kishin shqiptuar tiketë trafiku për shoferin e ministrit, ky i fundit i ka telefonuar policët duke iu thënë se “çfarë do të arrinin me këtë”.

Në kohën kur kishte raportuar “Zëri” ministri Demiri nuk kishte pranuar të fliste, pavarësisht se kishte premtuar një gjë të tillë. Tek tani ai ka thënë se policët ishin të pasjellshëm, ndërkohë që pranon se ka telefonuar personalisht njërin nga policët e suspenduar.

“Pas publikimit të stories, e kam pranuar një telefonatë nga ministri, nga një numër i cili për mua ka qenë i panjohur dhe e kam hapur dhe me është paraqitur ministri, Rasim Demiri, i cili mu ka drejtuar me këto fjalë: Enver, çka po don me arritë me këtë, ku po donë me arritë, çfarë qëllimi ke? Unë ju kam përgjigjur dhe i kam thënë se nuk janë punët e mia, këto janë punët e gazetarëve dhe gazetarët janë duke e kryer punën e vet, edhe ma ka ndërprerë telefonatën. Kjo ka qenë thirrja nga ministri, i cili ka qenë iniciator për suspendimin tonë”, ka thënë Enver Sejfullahu. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...