Imer Kaqara: Gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë dhe stabile

PUBLIKUAR

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës nën kryesimin e nënkryetarit të komunës së Lipjanit, Fitim Selimi.
Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, Raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, Imer Kaqara, Komandant në stacionin policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë dhe stabile. Gjithashtu, Kaqara, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar për 3 mujorshin e parë këtij viti.
Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese, me theks të veçantë u diskutua edhe për vërshimet dhe dëmet e dalura nga Komisioni Komunal i formuar për këtë çështje si dhe u diskutua rreth plotësimit të Planit të Veprimit për vitin 2016 i cili plan do të aprovohet në mbledhjen e ardhshme të KKSB-së
Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së ,thanë se detyrë permanente është zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit,

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...