Vuçiq: Bisedimet me Prishtinën ishin të vështira

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se bisedimet e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Vjenë, me rastin e ndalesës së qarkullimit të kamionëve të Serbisë për të hyrë në Kosovë, që transportojnë materiale të rrezikshme, ishin të vështira.

Vuçiqi u tha gazetarëve në Beograd se bisedimet ishin të vështira dhe se “disa nuk kanë dashur të pranojnë aranzhime sikur që kanë pasur me Kroacinë dhe Slloveninë”, por siç ka shpjeguar, “për shkak të stabilitetit nuk do ta thotë asnjë fjalë”, raporton agjencia Beta.

Bisedimet e së hënës në Vjenë ishin ftuar nga Bashkimi Evropian, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit, transmeton Rel.

Ky vendim për reciprocitet nga Qeveria e Kosovës është marrë më 21 mars dhe ka pasuar për bazë mosnjohjen e certifikatave ADR të kompanive nga Kosova, që importojnë derivate të naftës nga Serbia.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...