Sanders dhe Cruz fituan në Viskonsin

PUBLIKUAR

Senatorët Bernie Sanders dhe Ted Cruz, dy kandidatë që duket se nuk kanë gjasë për triumf përfundimtar në zgjedhjet partiake për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar fitore të rëndësishme në shtetin, Viskonsin.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se në zgjedhjet partiake në Partinë Demokratike në Viskonsin, Sanders ka fituar 56.4% të votave, ndërsa kandidatja që konsiderohet favorite për ta fituar nominimin, Hillary Clinton, fitoi 43.3%.

Megjithatë, për nga numri i delegatëve, Clinotn, ish-sekretare amerikane e shtetit, vazhdon të kryesoj me 1,778, derisa Sanders ka 1,097 delegatë, transmeton Rel.

Në Partinë Republikane në Viskonsin ka fituar senatori, Ted Cruz, me 48.3% të votave, ndërsa favoriti, Donald Trump, fitoi 35.1% të votave.

Megjithatë, Trump ka më së shumti delegatë – 743, ndërsa Cruz është i dyti me 510 delegatë.

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...