Pacolli: Nuk e pata nëntokën dhe komandantat që të mbetem president (Video)

PUBLIKUAR

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Hashim Thaçit president është bërë në përputhje me Kushtetutën, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i bindur se atij i është marrë padrejtësisht mandati i Presidentit nga Kushtetuesja.

“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua më jepet një dyshim që ky instrumentalizim për me u zgjedh Presidenti në kohen kur jam zgjedh unë, ka qenë lojë. Ka qenë një gjë e orkestrueme”, tha Pacolli, në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum.

“Kam ardh t’i ndihmoj Kosovës, e jo me ba krim e as me vjedh. Unë e dua vendim tim e qytetarin tim”, tha ai, duke shtuar se kur ka ardhe ai ka qenë i vetmuar. “Nuk kam pasë organizatë nëntokësore e komandanta për me m’ndihmue”.

Ai tha se duke e parë përgjigjen e Kushtetueses në kerkesën e opozitës për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Thaçit President,  “qysh po shihet, ka qene e lehtë për të me u ba President”.

“S’besoj qe zotni Thaçi ka të bëjë shumë me këtë vendim. A ka ndikue ai, a dikush tjetër … nuk e di”, tha ai.

Pacolli tha se është në gjendje ta marrë drejtimin e Qeverisë, duke thënë se me këtë formë të qeverisjes, Kosova po shkon drejt falimentimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...