PDK nuk e tregon ofertën për opozitën (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është edhe ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, javë më parë pati paralajmëruar një ofertë serioze drejtuar opozitës.

Madje, këtë ofertë ai e kishte vlerësuar si vështirë të refuzueshme nga ana e opozitarëve.

Mirëpo, prej asaj dite, PDK-ja nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim.

Zyrtar të lartë të partisë më të madhe në vend thonë se nuk janë në dijeni përkitazi me ofertën e proklamuar nga Veseli.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti, thotë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë ofertë të mundshme.

“Unë nuk e di qe ka ndonjë marrëveshje për diçka të tillë. Nëse kanë folur kryetaret e partive për këtë çështje atëherë është tjetër gjë. Por, unë s’kam informacion”, ka thënë Haliti

E nga ana tjetër, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se si parti opozitare as qe kanë marrë dhe as nuk do të pranojnë asnjë ftesë tjetër pos zgjedhjeve të parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...