FSK organizon ushtrime për raste emergjente në Mitrovicë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Lajmi që morën për shpërthimin e një zjarri në kompleksin e fabrikave të Trepçës trazoi ekipet e shpëtimit.

Në raste të tilla intervenimi i zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore është i domosdoshëm.

Këta të fundit u treguan mjaft të shpejtë në një ushtrim organizuar nga  Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës me pjesëmarrjen edhe të policisë, Kryqit të Kuq, shërbimeve mjekësore dhe Kombinatit Trepça.

Veç kësaj në ushtrimin e së martës u inskenua edhe një tërmet prej 6 shkallë të riterit.

Operacioni i quajtur “Veprimi i Shpejtë 7” u cilësua tejet i suksesshëm.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...