Haradinaj: Vendi nuk mund të drejtohet më nga kjo Qeveri

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se shumica qeveritare në Kosovë i kanë marrë votat për ta qeverisur vendin dhe jo për ta cenuar atë.

Haradinaj thotë se kjo shumicë, numrat në Kuvend i ka shndërruar në instrument për paprekshmërinë e vetvetes.

Në një shkrim të postuar në Facebook, kreu i AAK-së thotë se vendi nuk mund të vazhdojë të drejtohet më nga kjo qeveri.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

“Shumica qeveritare në Kosovë, në vend që numrat në Kuvend t’i shfrytëzojë për paprekshmërinë e shtetit, ata këta numra i kanë shndërruar në instrument për paprekshmërinë e vet!

Përtej kësaj ata i kanë futur duart në shtet, në territor dhe në rend kushtetues dhe prandaj nuk mund ta drejtojnë më këtë vend!

Ata nuk kanë marrë votë për ta cënuar shtetin por për ta qeverisur atë!”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...