ITU nuk e ka gati kodin për Kosovën(Video)

PUBLIKUAR

Marrja e kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU-së, sipas marrëveshjes, është dashur të realizohet më 1 mars 2016, pasi që Austria ka aplikuar në emër të Kosovës qysh në fillim të këtij viti.

Kodi telefonik për Kosovën është në tryezën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit tash gati pesë vjet, ndërsa marrëveshja është arritur në shtator 2013.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj qëkur Kosova do duhej ta kishte kodin e vet telefonik, ITU nuk jep shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

Sanjay Acharya (Sangjaj Aharja), Shefi i Zyrës për Media dhe Informimit Publik, në ITU i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se ITU është duke punuar për këtë çështje dhe sapo kodi telefonik për Kosovën të jetë finalizuar do të njoftohet të gjitha palët.

“Kur kodi të ndahet nga ITU do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka thënë Acharya.

Ditë më parë Tribuna Channel kishte raportuar se Bashkimi Evropian me anë të një letre dërguar palës kosovare dhe asaj serbe kishte njoftuar se është finalizuar çështja e kodit telefonik për Kosovën.

Por që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, sipas burimeve brenda ekipit negociator me të cilat ka kontaktuar Tribuna Channel, Serbia ka kërkuar që rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm të Telekom Serbia të shtrihet në gjithë Kosovën me 155 stacione bazë/antena

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...