Mbështetje për vizat nga diplomatët evropianë

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimit Evropian ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese, si dhe ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, me të cilët ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, gjatë takimeve me diplomatë evropianë, ministri Çollaku ka vlerësuar përkrahjen e deritanishme dhe ka shprehur bindjen se përkrahja e këtyre shteteve nuk do të mungojë as në këtë fazë kur po i afrohemi vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ne kemi dëshmuar përkushtim në këtë proces duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara. Jam i bindur se puna jonë do të vlerësohet drejtë dhe do të pasojë me një vendim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë lëvizje pa viza në Zonën Schengen. Si udhëheqës i këtij procesi besojë se do të kemi mbështetjen e shteteve mike që kjo çështje të përmbyllet suksesshëm dhe sa më parë”, citohet të ketë thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.

“Nga ana tjetër ambasadorët, shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për të vazhduar me mbështetje ndaj agjendës evropiane të Kosovës e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...