Foto e rrallë: Rezidenca e Ibrahim Rugovës e “shndërruar” në odë burrash (Foto)

PUBLIKUAR

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale nga njëri prej aktivistëve të LDK-së në komunën e Dragashit, përveç aktivistëve të LDK-së nga kjo komunë, shihet edhe ish-presidenti, tanimë i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Sipas aktivistit Bexhet Xheladini, bëhet fjalë për një fotografi të bërë gjatë një takimi të aktivistëve të Dragashit me ish-presidentin Rugova.

“Vitet shkojnë, kujtimet mbesin. Të ulur si në odë. Aktivistë nga LDK-ja, Dragash, në vizitë të njeriu më i dashur i Shqiptarisë”, ka shkruar Xheladini në përshkrimin e fotografisë në Facebook.

“Fotografia është bërë në vitin 2001. Takimi është zhvilluar në Presidencë – në shtëpinë e Ibrahim Rugovës në Velani”, ka thënë Xheladini për Telegrafin. /Telegrafi/

Rugova dhe aktivistët e Dragashit

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...