Pas përfundimit të punimeve për rregullimin e trotuareve dhe ndriçimit të qytetit, kompanitë kanë ndërhyrë me prerje të ndryshme të asfaltit, të cilat formalisht janë rregulluar me kualitet të dobët dhe pas një kohe janë rihapur përsëri. Po ashtu kemi dëmtime te ndryshme për gjatë rrugës Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe një pjesë e rrugës përballë të objektit të komunës, shkruan YAHR.





