Anëtari i Kuvendit nga radhët e AAK-së Xhevat Olluri, ka propozuar që të futet në këtë rend dite edhe një pike shtesë që ka të bëjë me ndarjen e SH.M.P “ Adem Gllavica” në Lipjan, në dy shkolla profesionale. Por rreth këtij propozimi Rasim Hasani, drejtor Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka theksuar se si ide është shumë e mirë dhe e nevojshme, mirëpo nuk mund të veprohet parcialisht, por duhet një elaborim më thelbësor duke i përfshirë të gjitha shkollat e mesme si dhe duke pasur në konsideratë aspektin ligjor të procedimit të kësaj ideje.
Fauz Xhemaili, drejtor nga Drejtoria e Administratës Komunale, para asambleistëve ka prezantuar Projekt-Rregulloren për taskat komunale. Ndërsa pas diskutimeve të shumta dhe me disa ndryshime dhe plotësime me 25 vota pro dhe 1 abstenim është votuar Propozim Rregullorja për taksat Komunale.
Po ashtu, Kuvendi gjatë punimeve të saja ka miratuar edhe Propozim vendimin për dhënien e pelqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan, Propozim vendimin për anulimin e aktvendimeve 1Nr. 464-833 dt. 21.10.2009 1Nr. 464-833/1 dt.14.04.2010 dhe nënkontratave të dates 22.10.2009, Propozim vendim për zëvendësimin e katër anëtarëve në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi- KKSB-së si dhe është aprovuar edhe Propozim vendimi për dhënien e pelqimit për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit të vitit 2015 në vitin 2016 i propozuar si pike shtesë e rendit të ditës nga kryesuesja e Kuvendit Vlora Limani- Hajnuni, në fillim të seancës.
Xhevat Olluri propozoi që të ndahet shkolla e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan
PUBLIKUAR


