Deskoska: Nuk ka amnisti për kriminelët, paratë do t’ua kthejmë qytetarëve

PUBLIKUAR

Amnisti për krim nuk do të ketë. Çdokush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet, ndërsa paratë që janë derdhur për vite me radhë nga shteti përmes kompanive “of shore”, do t’ua kthejmë qytetarëve, theksoi Renata Deskoska, deputetja e LSDM në një tribunë në Shtip, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas ndryshimeve demokratike do të respektohet sundimi i ligjit dhe ligjet do të vlejnë për të gjithë njësoj – pohon Deskoska.

Oliver Spasoski, nga ana tjetër thotë se fillojnë ndryshimet në Maqedoni dhe që ndjehet një energji e re, shpresë e re për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë jetë më të mirë dhe standard më të lartë. Do të sigurojmë 140 milionë euro ndihmë të pakthyeshme shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendit. Përfundon periudha e eksploatimit të punëtorëve në Maqedoni. Pagën minimale do ta risim në 15 mijë denarë ndërsa paga mesatare do të arrijë deri në mbi 29 denarë – tha Spasovski. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...