Dikush përfitoi, e dikush tjetër e pësoi: Këta janë disa nga “viktimat” e “Dosjes Panama” (Video)

PUBLIKUAR

Ju ndoshta keni dëgjuar të gjithë për “Dosjen Panama” deri më tani, por ju nuk keni lexuar rreth asaj se kush mund të jenë “viktimat” e marrëdhëniet financiare të përmendura në to.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Hulumtuese tashmë ka detajuar aksionet offshore të një numri të kryesisht ish-liderëve botërorë, si dhe biznesmenëve, kriminelëve dhe figurave të ndryshme të njohura.

Por mediat tanimë kanë filluar edhe me analiza se kush janë “viktimat e Dosjes Panama”, transmeton Telegrafi.

Dokumentet zbuluan se si firma gjyqësore Mossack Fonseca ka ndihmuar klientët për të kursyer para duke përdorur “strehimin e taksave off-shore”.

Populli sirian

Kompanitë që përdorin shërbimet e firmës panameze ishin akuzuar për furnizim me lëndë djegëse për forcat ajrore siriane.

Britania e Madhe dhe SHBA ndaluan këto biznese në vitin 2014, por Mossack Fonseca vazhdoi të punojë me ta.

Fëmijët rusë

Një udhëheqës i dyshuar i një rrjeti të bandave të skllevërve seksualë të fëmijëve në Rusi ishte klient i Mossack Fonseca, sipas Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarisë Hulumtuese.

Qytetarët e Ugandës

Një kompani që donte të shiste një fushë të naftës thuhet të ketë paguar Mossack Fonseca për të ndihmuar atë të shmangte 400 milionë dollarë taksa në Ugandë.

Kjo është më shumë se buxheti shtetëror i këtij vendi afrikan.

Firma ligjore duket se e bëri këtë thjesht duke ndryshuar strehën e taksave të kompanisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...