Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses, për keqardhje

PUBLIKUAR

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur vendim për keqardhje.

Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

“Vendimi për papranueshmëri të kërkesës së opozitës është për keqardhje. Në atë vendim nuk ka as shpjegim profesional e kushtetues! Është e dhimbshme se si ata që paguhen me parat e taksapaguese tanë dhe janë aty për të mbrojtur edhe ca nene që kanë mbetur pa u shkelur, ndikohen nga pushteti dhe ca burokratë ndërkombëtar!

Vendimi i sotëm i gjykatës së kapur kushtetuese ka për qëllim mbajtjen me dhunë të këtyre njerëzve në pushtet. Përmes gjykatës kushtetuese po tentojnë ta gjejnë shpëtimin.

Meqë ky regjim autoritar ka kapur secilin institucion të pavarur nuk ka zgjidhje tjetër: këta duhet hequr përmes shesheve. Vetëm kështu e mbrojmë territorin, sovranitetin, institucionet e Republikën!”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...