Sakrifica e harruar e ish të burgosurve politikë (Video)

PUBLIKUAR

Ishte 32 vjeç kur i humbi dy gishtërinjtë e dorës së djathtë nga përleshjet me policinë jugosllave në demonstratat e 81’ duke luftuar për autonominë e Kosovës.

Është ky Fehmi Krasniqi, i cili për pesë vjet në izolim u rrah e u torturua me rrymë elektrike nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Pasojat e atyre torturave i vuan edhe sot, duke mos dëgjuar me njërin vesh.

Pas 35 vjetesh nga kontributi i tij për atdhe, jeton në kushte të vështira për jetesë, i harruar nga institucionet.

Në një shtëpi një katëshe, me dy dhoma pa punë dhe pa mbështetje, ai se bashku me familje jetojnë me shpresën se dikush do të ju dal në ndihmë.

E të njëjtin fat e ka edhe bashkëluftetari i tij, Qerim Arifi nga fshati Rimanishtë i Prishtinës.

Asokohe 20 vjeçar, Qerim Arifi bashkë me protestues tjerë, më 2 prill të vitit 1981 u kishte rrëmbyer armët forcave policore jugosllave, duke mos i lënë të hyjnë në Prishtinë. Nga lëndimet e marra, sot spitali është shtëpia e dytë e tij.

Me gjithë gjendjen jo të mirë shëndetësore ai çdo ditë del në tregun e gjelbër e bart mall, për të siguruar bukën e gojës për gruan, motrën dhe tri vajzat e tij.

SHIKO MË SHUMË

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...

Gazmend Hoxha udhëhoqi policinë në dy net të vështira, gjithçka përfundoi me qetësi dhe shtrëngim duarsh

Dy netët e fundit të protestave në Prishtinë u karakterizuan me tensione, përplasje të...

Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të...